
KINË- A ishte ky kafshimi më i shtrenjtë ndonjëherë? Me shumë gjasa po! Pasi bleu një vepër arti, një banane e ngjitur në mur për 6 milionë dollarë, blerësi e mbajti premtimin e tij sot: e konsumoi bananen.
Në një hotel luksoz në Hong Kong, Justin Sun, një sipërmarrës kinezo-amerikan dhe themelues i platformës së kriptomonedhës "Tron", gëlltiti bananen përpara dhjetëra gazetarëve.
“Është shumë më mirë se bananet e tjera. Qenka vërtet shumë e mirë,"-tha ai.
MOMENTI ME VIDEO:
Vepra e artit përkonte me një banane të ngjitur në një mur me dy shirita. E titulluar "komedia", vepra u krijua nga artisti ikonoklast dhe provokator italian Maurizio Cattelan. Ajo u shit javën e kaluar në Nju Jork për 6.2 milionë dollarë (5.9 milionë euro) në një ankand të organizuar nga Sotheby's./ZËRI