Video

Babai plagos djalin se u vonua për në shkollë

Çuka është shprehur se i biri po luante me telefon dhe nuk po çohej të ikte në shkollë e ndaj janë zënë.

F.m
Babai plagos djalin se u vonua për në shkollë
Maliq

MALIQ- Shpëtim Çuka është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me biçak djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Maliq mëngjesin e sotëm, pas një debate mes babë e bir, pasi i mituri ishte vonuar për në shkollë. Çuka është shprehur se i biri po luante me telefon dhe nuk po çohej të ikte në shkollë e ndaj janë zënë, një sherr që përfundoi me plagosjen e 15-vjeçarit. I mituri ndodhet në spital, ndërsa babai është dërguar në polici.

Poll

MOS HUMB