Video

Arrestohet në Kosovë Arben Lamçja, pjesë e grupit të Çopjave si vrasës me pagesë

Ai është në listën e 33 personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest nga SPAK.

F.m
Arrestohet në Kosovë Arben Lamçja, pjesë e grupit të
Arben Lamçja

TIRANË- Arben Lamçja, një nga të shpallurit në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është vënë në pranga në Prishtinë. Lamçja është arrestuar nga njësia FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Bashkë me të është vënë në pranga dhe një tjetër person, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije. Arben Lamçja është pjesë e grupit të Çopjave. Ai është në listën e 33 personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest nga SPAK. Por, në total u ekzekutuan vetëm 15 masa, të tjerët u shpallën në kërkim.

Poll

MOS HUMB