Video

Arrestohet Edison Elezaj, djalit i pronarit të “Lajthizës”

Ai ka nxjerrë armën e llojit “TT” që mbante pa leje dhe ka qëlluar tre herë, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, dy vëllezërit Pengili dhe motrën e tyre, Elona Pinari.

F.m
Arrestohet Edison Elezaj, djalit i pronarit të “Lajthizës”
Edison Elezaj

TIRANË- Edison Elezaj, djali i pronarit të kompanisë së ujit “Lajthiza”, Hajri Elezaj, i shpallur në kërkim që në Korrik të këtij viti, pasi në ambientet e lokalit ‘Savoy Garden’, plagosi me armë zjarri 3 persona, është vënë në pranga në një hotel në Kukës. Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë që po zhvillohej në “Savoy Garden”, në një restorant luksoz pranë kompleksit Delijorgji në kryeqytet. Ai ka nxjerrë armën e llojit “TT” që mbante pa leje dhe ka qëlluar tre herë, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, dy vëllezërit Pengili dhe motrën e tyre, Elona Pinari. Të plagosurit u dërguan në një spital privat në Tiranë, ku fatmirësisht ishin jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Policia dha deklarata kontradiktore dhe ngjarja u referua si aksidentale, edhe pse arma u gjet disa orë më vonë, e hedhur në lumin Lana.

Poll

MOS HUMB