Video

Anëtarësimi në BE, kosto e lartë për Shqipërinë

Bizneset do të detyrohen të përmbushin standardet europiane, duke përmirësuar cilësinë e produkteve, kushtet e mjedisit dhe sigurinë në punë, si dhe duke ofruar shërbime më të mira për konsumatorët.

F.I
Anëtarësimi në BE, kosto e lartë për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka analizur sfidat dhe përfitimet që kanë bizneset shqiptare në një treg të hapur pas anëtarësimit të vendit në BE. Nga këndvështrimi i biznesit, anëtarësimi në BE është një nxitje për të realizuar reforma ekonomike, sociale, politike dhe ligjore. Monitor shkruan se bizneset do të detyrohen të përmbushin standardet europiane, duke përmirësuar cilësinë e produkteve, kushtet e mjedisit dhe sigurinë në punë, si dhe duke ofruar shërbime më të mira për konsumatorët. Nga ana tjetër, disa nga kostot lidhen me: reformat e kushtueshme për rindërtimin apo ristrukturimin e industrive joeficiente, papunësinë në sektorët që nuk do t’i bëjnë dot ballë presionit konkurrues, rritjen e shpenzimeve për kualifikimin e burimeve njerëzore, kostot legjislative dhe institucionale për zbatimin e legjislacionit europian, shpenzimet për inovacion dhe transferim teknologjish. Ekonomia shqiptare ka ende shumë punë për t’u rritur dhe për t’u bërë konkurruese në tregun europian, rajonal dhe më gjerë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB