Video

Alarm nga BSH: Kriza në Lindjen e Mesme, skenar si Ukraina

Sipas Bankës sëShqipërisë, këto zhvillime mund të kthehen në një goditje negative oferte, duke rritur inflacionin dhe ngadalësuar rritjen ekonomike, në një skenar të ngjashëm me pasojat e konfliktit në Ukrainë.

zh.ll
Alarm nga BSH: Kriza në Lindjen e Mesme, skenar si Ukraina
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Konflikti në Lindjen e Mesme dhe rritja e tensioneve gjeopolitike paraqesin një rrezik të ri për ekonominë shqiptare. Sipas Bankës sëShqipërisë, këto zhvillime mund të kthehen në një goditje negative oferte, duke rritur inflacionin dhe ngadalësuar rritjen ekonomike, në një skenar të ngjashëm me pasojat e konfliktit në Ukrainë. Megjithatë, aktualisht inflacioni mbetet relativisht i qëndrueshëm: çmimet e ushqimeve janë të ulëta, ndërsa nafta, shërbimet dhe qiratë janë në rritje. Banka e Shqipërisë thekson se do të monitorojë situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe financiar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB