Video

37-vjeçari shqiptar vritet në sy të djalit të mitur

Ndaj Arshiajt është qëlluar pesë herë, nga të cilat njëra ishte fatale që e kapi në kokë dhe në njërin sy.

F.m
37-vjeçari shqiptar vritet në sy të djalit të mitur
Beni Arshiaj

TIRANË- Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Pisa në Itali. Beni Arshiaj, 37 vjeç u ekzekutua sapo u kthye nga puna dhe në vendngjarje ishte prezent dhe djali i tij i mitur. Autorët raportohen se ishin dy burra, të cilët u larguan me shpejtësi pas kryerjes së krimit. Ndaj Arshiajt është qëlluar pesë herë, nga të cilat njëra ishte fatale që e kapi në kokë dhe në njërin sy. Zona ku u krye vrasja nuk ka as kamera sigurie, kështu që e gjithë dinamika e vrasjes është rindërtuar nga dëshmitarët okularë. Ishin banorët e zonës që treguan se autorët ishin dy persona, por nuk i kishin identifikuar dot. 37-vjeçari ishte pa precedentë penalë. Ai jetonte në Itali, ishte i martuar, kishte dy fëmijë dhe punonte si murator.

Poll

MOS HUMB