Video

Atentat shqiptarit në Greqi

Ai është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar për drogë dhe është liruar nga burgu në mars të vitit 2023.

F.m
Atentat shqiptarit në Greqi
Emil Backa

GREQI- Emil Fatmir Backa, 43 vjeç ka rënë pre e një atentati në Greqi, pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Kato Achia, Patra, rreth orës 23.30 të një nate më parë. Në momentin që shqiptari, i cili njihet dhe me emrin Nikos në Greqi, ka qenë duke u afruar tek banesa, një makinë tip “Citroen”, me xhama të zinj i ka zënë rrugën. Disa persona të paidentifikuar që ndodheshin brenda në mjet, kanë hapur zjarr drejt Backës, duke e lënë të plagosur. Shqiptari ndodhet në spital. Ai është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar për drogë dhe është liruar nga burgu në mars të vitit 2023. Dyshimet janë se shkak për atentatin janë përplasjet për trafikun e drogës. Autorët janë zhdukur pa gjurmë.

Poll

MOS HUMB