Video

Siguria në punë në sektorin e ndërtimit, Qosja: Përmirësim i kulturës, por ende sfida të mëdha

Sektori i ndërtimit, si një nga motorët kryesorë të ekonomisë, i cili mbart njëkohësisht edhe riskun më të lartë për aksidente fatale.

Loreta Koleci
Siguria në punë në sektorin e ndërtimit, Qosja:
Irida Qosja

TIRANË- Siguria dhe shëndeti në punë janë ndër çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të punës në Shqipëri. Sektori i ndërtimit, si një nga motorët kryesorë të ekonomisë, i cili mbart njëkohësisht edhe riskun më të lartë për aksidente fatale.

Për të kuptuar më mirë situatën aktuale, sfidat dhe përpjekjet që po ndërmerren për ta përmirësuar këtë realitet, ZËRI zhvilloi një intervistë me Zëvendëskryerinspektoren dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektimit në Punë pranë ISHPSHSH-së, znj. Irida Qosja, e cila na foli për gjendjen e sigurisë në sektorin e ndërtimit, bashkëpunimin me punëdhënësit dhe masat ligjore e teknologjike që po ndërmerren për të parandaluar aksidentet në punë.

Siguria në punë mbetet një nga problemet më të mëdha që ka sot vendi ynë në sektorë të ndryshëm, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Në raportin vjetor të publikuar nga ju për vitin 2024, theksohet se ka pasur 177 raste aksidentesh dhe 33 humbje jete, nga të cilat 24% vijnë nga ndërtimi. Si paraqitet situata në këtë sektor dhe cili është shkaku kryesor i këtyre aksidenteve?

“Sektori i ndërtimit është i vlerësuar me rrisk të lartë, futet tek aktivitetet me rrisk të lartë sa i takon aksidenteve në punë, jo vetëm për një arsye por për disa arsye dhe këtë nuk e bën vetëm vlerësimi i Inpektoririatit por sa i takon mënyrës së punës së ndërtimit. Një nga arsyet është dinamika që ka kantieri, ndryshimi i punëve në stade të ndryshme të ndërtimit, pasi një objekt kalon disa stande. Përtej kësaj kemi disa subjekte që mund të ndërveprojnë në të njëjtin kantier. Por është lloji i aktivitetit shumë i rrezikshëm pasi lidhet me fatalitetin që e shoqëron zakonisht një aksident, për shkak që punohet në kate të larta, për shkak se hapen gropa, të cilat ka raste ku ka edhe shembje dheu. Kantieri ka vende të hapura të cilat këkrojnë një sigurim të vazhduar sipas ecurisë së kantierit. Kështu që në këtë aspect është sfidë jo e vogël që të monitorohet në çdo moment dhe të kemi një inspektim mirfilltazi përmbyllës parë nga këndvështrimi i Inspektoriatit, që t’i adrësojë çështjet dhe këto çështje të mos ndodhin.”- shprehet për ZËRIN Irida Qosja.

Si e vlerësoni situatën aktuale të sigurisë dhe shëndetit në punë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri?

“E vërteta është që aktualisht kemi një bum ndërtimesh, kryesisht në Tiranë. Ndërtesat janë në kate të larta si tipologji. Kemi një përmirësim të kulturës së punës e cila ka filluar të ndjehet. Ajo që e themi me siguri është se ka një përmirësim të kulturës së punës por ende ka shumë pë të bërë në këtë drejtim, që do të thotë asnjehrë nuk është mjaft sepse çdo aksident në fund të ditës reflekton masat e munguara në atë pozicion pune që kanë lejuar të ndodhë një aksident.”- u shpreh ajo.

 Si bashkëpunon Inspektorati me punëdhënësit, kontraktorët dhe punonjësit për të përmirësuar sigurinë në punë?

“Tashmë Inspektoriati e ka kthyer në tyraditë të vetën dhe po punon fort që përveç pjesës inspektuese herëpashere të zhvillojë fushata ndërgjejësimi pikërisht për të rriur kulturën e ndërgjegjësimit me jo vetëm tek punëmarrësit por edhe tek punëdhënësit. Përveç kësaj punëdhënësit e ndërtimit jo pak herë janë bërë pjesë e tryezava që zhvillon Inspektoriati i Punës për të ndarë, për të vlerësuar dhe për të informuar mbi cffarë po na rezulton, cilat janë konstatimet aktuale, sepse edhe tregu tregu i punës është dinamikdhe patjetër që kërkon në çdo moment të bëjmë rivlerësime edhe të qasjes së inspektimit.”- u shpreh Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektimit në Punë pranë ISHPSHSH-së.

Qeveria ka publikuar së fundmi një rregullore të re për kantierët e ndërtimit, që përfshin masa si kamerat e monitorimit 24-orësh dhe GPS-in e mjeteve të ndërtimit, të aksesueshme nga IKMT dhe AZHT. A mendoni se këto masa janë të mjaftueshme?

“Unë mendoj se ky është një hap jo pozitiv, por një hap i madh në aspektin e monitorit dhe kontrollit të kantierëve të ndërtimit.  Dhe sigurisht pasja nën kontroll e situatës nëpërmjet fakteve dhe provave I jep lehtësira çdo institucioni kontrolli sipas fushës së vet të kompetencës. Është një pazëll i munguar i cili bënte që kontrollet që bënim të mos kishin cilësisht pritshmëritë e zbatimit të ligjit. Sepse jo në pak raste inspektorët gjatë punës së vet kanë hasur në vështirësi për të provuar faktin e mosmarrjes sa duhet të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Sado që të bësh foto në ambientet e punës gjithmonë janë të diskutueshme, kështu që këto mund të shërbejnë si prova të pakontestueshme nëse rregullat janë zbatuar apo janë shkelur.”- theksoi znj.Qosja.

Çfarë përmirësimesh të tjera ligjore, teknologjike apo organizative mendoni se duhen ndërmarrë për të rritur sigurinë në ndërtime?

“Ne si Inspektoriat kemi mundësuar që çdo i interesuar të ketë një kanal ankimimi pranë Inspektoriatit dhe nga ana e inspektorëve merret seriozisht çdo ankesë e cila trajtohet dhe merr përgjigje. Aktualisht jemi të hapur në ndërveprim institucional për çështje që nuk mbulohen drejtpërsëdrejti nga Inspektoriati, por që në mënyrë të tërthortë ndikojnë në cilësinë e vendimmarrjes së inspektorit të punës. Ajo çfarë mund të them aktualisht është se Inspektoriati ka një platformë, MIRA është matrica, plaftorma e analizës së rriskut që përdor Inspektoriati i Punës e cila mundëson që çdo inspector të vlerësojë shkeljen që ka konstatuar në subject kundrejt ligjit. Në këtë aspekt kjo është një ndihmë shumë e madhe, por sigurisht është deri në aspektin sugjerues sepse vendimarrës duhet të jetë individi dhe është isnepktori. Është përmirësuar goxha cilësisht porcesi, procedura, mjetet që përdor inspektori i punës, por që sigurisht kërkon shumë më tepër punë. Sfidat janë të mëdha, kapacitetet e Inspektoriatit nuk janë të mundura që të mundësojnë prezencë në çdo kantier në çdo moment. Fakti që ka aksidente do të thotë që ka ende shumë punë për të bërë.”- përfundoi fjalën e saj Irida Qosja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB