TIRANË-Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF). Raporti evidenton se “rezultatet e dobëta në shkrim-lexim, matematikë dhe shkenca te të rinjtë, të kombinuara me kapacitete të kufizuara mësimdhënieje, materiale të vjetruara dhe mungesë infrastrukture digjitale, po dëmtojnë përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës. Shqipëria renditet poshtë mesatares së Evropës Juglindore dhe dukshëm më poshtë se standardet ndërkombëtare për aftësitë themelore.” Pabarazitë gjinore dhe territoriale mbeten shqetësuese. Raporti thekson se “gratë dhe zonat rurale përballen me akses më të kufizuar në aftësi digjitale dhe numerike, duke thelluar hendekun mes kërkesave të ekonomisë moderne dhe kapaciteteve reale të fuqisë punëtore shqiptare.”
/ZËRI