TIRANË- Fillimi i këtij viti e gjeti vendin tonë të gjunjëzuar nga përmbytjet masive, ku qarqet që u prekën më shumë ishin: Shkodra, Durrësi, Fieri, Vlora, Berati dhe Gjirokastra. Kjo situatë ka shkatuar dëme të mëdha materiale për shumë qytetarë në Shqipëri.
Ditë pas dite raportohej për përmbytje masive, baltë dhe gurë që vërshonin në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa politikanët vijonin akuzat ndaj njëri-tjetrit. Nga njëra anë ishte qeveria e cila u gjet e papërgatitur përballë kësaj situate e nga ana tjetër ishte partia Demokratike e cila akuzoi qeverinë për neglizhencë dhe vjedhje fondesh.
Në mes të kësaj situate nuk munguan as deklaratat e kreut të shtetit, Edi Rama, i cili tha se vetëm në Shqipëri opozita fajson qeverinë për situatat e krijuara, ndërsa të njëjtën situatë po e kalojnë dhe vendet fqinje. Ndërsa herën e dytë reagoi duke thënë se situata e krijuar është për shkak të papërgjeshmërisë së qytetarëve, pasi sipas tij kanalet janë bllokuar nga mbeturinat.
View this post on Instagram
Ndrësa të premten Edi Rama zhvilloi një mbledhje me ministrat e tij. Takimi kishte për qëllim diskutimin e situatës me të cilën po përballet vendi ditëve të fundit.
Teksa vendi po përballet me një situatë të keqe, Rama urdhëroi të gjithë ministrat dhe deputetët që të dalin në terren dhe të qëndrojnë afër qytetarëve. Sipas tij dhe Partisë Socialiste fajin për këtë situatë e ka edhe qeverisja e kaluar, Partia Demokratike, e cila sipas tyre nuk ka bërë investimet e duhura kohë më parë.
Ndrësa nga ana tjetër kreu i opozitës Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme, për t’iu ardhur në ndihmë mijëra familjeve që u prekën nga kjo situatë. Berisha akuzoi Edi Ramën, se po tallet me këtë gjendje, duke qëndruar indiferent.
Ndërsa politikanët po akuzojnë njëri-tjetrin dita-ditës, mijëra qytetarë po përballen me vështirësi të mëdha nga situata e krijuar./ZËRI