TIRANË- Një sherr mes dy biznesmenëve të njohur, Vasil Bedinaj dhe Luan Muça është regjistruar ditën e sotme në Vlorë. Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë kjo tokë në Palasë, ku sipas burimeve për ZËRI-n, është parashikuar ndërtimi i një resorti nga pronari i "Delta Group". Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke për të cilën të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie. Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça. Kjo situatë dyshohet se ka sjellë konfliktin mes dy biznesmenëve, që përfundoi sot me nxjerrjen e armëve dhe kërcënimit. Biznesmeni dhe pronari i "Delta Group", mesditën e sotme shkoi në hotelin e Vasil Bedinaj, i shoqëruar nga persona të tjerë me armë duke e kërcënuar këtë fundin. Por, menjehërë pas ngjarjes, biznesmeni Luan Muça është shoqëruar nga policia bashkë me 4 të tjerë.
/ZËRI