Video

Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

zh.ll
Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës,
Foto ilustruese

TIRANË- Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Me ulje ishte edhe forca e punës  ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025, ndërsa para pak vitesh po rritej për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra. Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB