Video

Në kërkim administratori i CFO Farma, arrestohet kreu i FSDKSH

Prokuroria ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë në pronësi të Nadir Çaushollit, shtetasin Frigul Milla.

zh.ll
Në kërkim administratori i CFO Farma, arrestohet kreu i FSDKSH
Nadir Çausholli dhe Spartak Zekja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për zyrtarë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe administratorin e CFO Pharma, për akuzën ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’. Masa e sigurisë "arrest në burg" është dhënë për administratorin Frigul Milla dhe për ish-drejtorin, Spartak Zekja, masë e cila është ekzekutuar. Prokuroria ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë në pronësi të Nadir Çaushollit, shtetasin Frigul Milla. Ky i fundit, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimboë” te subjekti “CFO Pharma". Po ashtu sipas Prokurorisë, ish-kreu i FSDKSH-së, ka qenë pjesë e skemës së falsifikimit të dokumenteve, së bashku me disa punonjës të këtij institucioni.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB