Video

"Çmenden" çmimet e kafesë, por konsumi arrin rekord 

Nga një shpenzim i vogël kafeja po shndërrohet në një barrë të papërballueshme sidomos për të rinjtë, pensionistët dhe punonjësit me paga fikse.

zh.ll
"Çmenden" çmimet e kafesë, por konsumi arrin
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, ritmi më i lartë që nga viti 2022. Një filxhan kafe në zonat e preferuara të Tiranës tani kushton në një minimum 110 lekë, nga 80-90 lekë që ishte në fillim të 2025, ndërsa në periferi kushton 80-90 lekë minimumi nga 60-70 lekë që ishte më parë. Çmimi i kafesë në vendin tonë shkon përtej përballueshmerisë së filxhanit, teksa prek drejtpërdrejt ritualin e përditshëm social. Shqipëria ka një densitet të lartë të bareve në raport me popullsinë dhe kafeja është pika e takimit për punë, biseda dhe pushim. Nga një shpenzim i vogël kafeja po shndërrohet në një barrë të papërballueshme sidomos për të rinjtë, pensionistët dhe punonjësit me paga fikse. Rritja e çmimeve po vjen nga dy arsye kryesore. Së pari dhe kryesorja, rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e konsumit nga turistët në anën tjetër.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB