Video

Italiani humbi jetën pas ndërhyrjes në 'Trita Hospital', nisin hetimet

Paralelisht, hetime po zhvillohen dhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit pretendojnë se 54-vjeçarit nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit.

zh.ll
Italiani humbi jetën pas ndërhyrjes në 'Trita
Massimo Ferro

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro. Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe ka kryer veprime të tjera hetimore, në klinikën private 'Trita Hospital', ku 54-vjeçari kreu një ndërhyrjeje kirurgjikale. Paralelisht, hetime po zhvillohen dhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit pretendojnë se 54-vjeçarit nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit. Ngjarja ndodhi në datë 22 dhjetor 2025 në QSUT, ku 54-vjeçari ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë. Ekzaminimi pas vdekjes ishte pothuajse i pamundur, pasi disa organe u hoqën gjatë autopsisë në Shqipëri dhe janë ende në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB