TIRANË-Këshilli i Ministrave ka dalë me një vendim në lidhje me ruajtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ndryshimeve të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuesit e GJKKO, SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të shoqërohen me truprojë të nivelit bazë dhe të mesëm gjatë mandatit por edhe në përfundim. Për drejtuesit e GJKKO dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbrojtja do të vijojë edhe për 2 vite pas përfundimit të mandatit, ndërsa për drejtuesin e SPAK, kjo mbrojtje do të vijojë për 3 vite pas detyrës. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë.
/ZËRI