Video

BSH vendos masa! UBA Bank pezullon dhënien e kredive

Që prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë e ka vendosur UBA-n nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

F.I
BSH vendos masa! UBA Bank pezullon dhënien e kredive
Kadri Morina

TIRANË-Banka e Shqipërisë ka ndaluar UBA Bank (Banka e Bashkuar e Shqipërisë), e drejtuar nga Kadri Morina, të japë kredi të reja veçanërisht për blerje pasurish të patundshme derisa të përmirësojë strukturën e kapitalit dhe treguesit financiar. Që prej disa muajsh, Banka e Shqipërisë e ka vendosur UBA-n nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Vendimi i BSH erdhi pas një inspektimi të realizuar në mars–prill 2025, duke futur bankën nën një plan veprimi për plotësimin e kushteve të mbikëqyrjes. Ajo i ka kërkuar bankës të rrisë kapitalin rregullator për të përmbushur standardet ligjore. Raporti i kapitalit të bankës ka rënë nga 19.81 % në fund të vitit 2023 në 15.71 % gjatë vitit 2024, afër kufirit ligjor minimal prej 12 %.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB