Video

BANKERS/ Si nisi hetimi pas 'alertit' nga MF

ZËRI zbuloi se në fakt hetimi për Bankers nisi pas disa verifikimeve që Ministria e Financave kërkoi në tetor të vitit 2023, për dy kompani, të cilat kishin aktivitet financiar të dyshimtë.

f.g.
BANKERS/ Si nisi hetimi pas 'alertit' nga MF
Bankers Petroleum

TIRANË- 20 vite pas ardhjes në Shqipëri, kompania Bankers Petroleum nisi të verifikohej. Aktiviteti financiar i kësaj kompanie kishte rënë në sy në autoritetet shqiptare edhe pse drejtuesit kishin marrë masat që skema e mashtrimit për TVSh-në të vazhdonte për vite me radhë. “Gabimi” nuk lidhej direkt me Bankers.

ZËRI zbuloi se në fakt hetimi për Bankers nisi pas disa verifikimeve që Ministria e Financave kërkoi në tetor të vitit 2023, për dy kompani, të cilat kishin aktivitet financiar të dyshimtë.

Dyshimet lidheshin me transaksione, tërheqje cash, veprime me karta dhe dhënie e herë pashershme e huave. Dy shoqëritë që ngritën në këmbë sistemet e sigurisë financiare në vend ishin “Petrosolution shpk” dhe “Alb Talent Solution”. Autoritetet dyshuan kur panë se aktiviteti më i madh i këtyre dy shoqërive të krijuara si 'grackë' njëra pas tjetrën lidhej me Bankers dhe se në pronësi të tyre hyn edhe një kompani 'offshore' e regjistruar në Singapore me dy pronarë kinezë.

Pas sinjalizimit që ministria e Financave dha në vitin 2023 për këto subjekte, që merrnin miliona lekë hua nga Bankers, Prokuroria e Fierit nisi hetimin në vitin 2024, ku sipas Prokurorisë janë krijuar dyshime të arsyeshme se Bankers Petroleum vodhi shtetin shqiptar duke iu shmangur taksave për aktivitetin e nxjerrjes së naftës përmes manovra ekstraligjore.


Të dyja këto shoqëri u themeluan në vitin 2021 nga dy shtetasë nga Kazakistani, Dauren Zbumabayeve dhe Ramil Kimurov. Sipas përgjimeve, punonjëset e Bankers kalonin para në vlera qindra miliona lekë si pagesë faturash dhe huadhënieje./ZËRI

Poll

MOS HUMB