
SHBA- Halle Berry dhe Adrien Brody në ceremoninë e çmimeve Oscar 2025, rikrijuan puthjen e famshme që ndanë 22 vite më parë në tapetin e kuq. Dy aktoret janë takuar në tapetin e kuq dhe këtë herë ka qenë Berry që ka përqafuar dhe puthur kolegun e saj.
Para se të puthte Brody-n, ajo i kërkoi falje partneres së tij, Georgina Chapman dhe “rijetoi” skenën që la të gjithë gojëhapur në ceremoninë e Oscar 2003. Puthja ndodhi pas fitores së aktorit për filmin “The Pianist” në momentin kur ajo po i dorëzonte çmimin.
Disa në atë kohë e konsideruan skandaloze puthjen pa pëlqim, por aktorja siguroi se ishte e papritur, por se e fali gjestin spontan të kolegut të tij që ndodhi gjatë ndarjes së çmimit.
/ZËRI