Rreth një muaj më parë ZËRI raportoi hap pas hapi zhvillimet nga protesta në Zvërnec, kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e mbrojtur. Pamjet e dhunës nga roje private të kompanisë ndaj një protestuesi dhe një rrethim telash me gjemba të ngritur në kantier, ndezën 'Revolucionin Flamingo'. Mbi 30 ditë tashmë qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, ku ndryshe nga tubimet e tjera gra e fëmijë janë pjesë e protestës. Por protesta që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe pronës është shndërruar në një tubim masiv kundër qeverisë dhe çdo partie tjetër, përfshirë opozitën. Qytetarët sot shprehin në rrugët e kryeqytetit pakënaqësitë e tyre të mbedhura ndër vite me 5 kërkesa kryesore të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Pas një muaji aktet e dhunës janë rikthyer me protestues të cilët janë përplasur me efektivët para dyerve të Kuvendit dhe shoqërime në Polici. A jeni dakord me mënyrën se si ka evoluar protesta? A mendoni se protesta duhet të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të saj?