Aktualitet

Rrëmbeu, dhunoi dhe dogji të gjallë të rinjtë në '97, dënohet me 25 vite burg Byniamin Hajro

Hajro akuzohet si organizatori dhe ekzekutori i dy vrasjeve makabre të ndodhura në vitin 1997, ku në mënyrë mizore u ekzekutuan dy të rinj nga “Banda e Vakëfit”.

I.F
Rrëmbeu, dhunoi dhe dogji të gjallë të rinjtë në
Byniamin Hajro

BERAT- Byniamin Hajro, i cili njihet edhe si kreu i bandës famëkeqe të Vakëfit është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Beratit. Hajro akuzohet si organizatori dhe ekzekutori i dy vrasjeve makabre të ndodhura në vitin 1997, ku në mënyrë mizore u ekzekutuan dy të rinj nga “Banda e Vakëfit”. Ai akuzohet se rrëmbeu dy të rinjtë, më pas i futi në një garazh, ku i dhunoi me mjete të forta dhe me armë zjarri, më pasi ai i dogji ata të gjallë dhe i tërhoqi zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Në seancën paraprake të zhvilluar në nëntor të 2024, Prokuroria e Beratit provoi se i pandehuri Byniamin Hajro, ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. Pas hetimeve, prokurori i çështjes, Eni Çulli kërkoi masën ndëshkuese 25 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB