Qytetërim

ZYRTARE/ Marash Kumbulla e mbyll me Romën, huazohet për një sezon në Spanjë

Marash Kumbulla largohet nga Roma dhe kalon në formë huazimi tek Espanyoli

E.K
ZYRTARE/ Marash Kumbulla e mbyll me Romën, huazohet për një sezon
Marash Kumbulla

SPANJË- Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është larguar përkohësisht nga Roma për t’iu bashkuar në formë huazimi klubit të Espanyol.

Pas huazimit të tij të shkurtër në Sassuolo, Kumbulla tani është nisur për në Spanjë ku do të luajë për Espanyol, në Ligën e parë vendase.

“Marash Kumbulla tashmë është bardheblu”, shkruan klubi spanjoll në një postim në Instagram.

ZYRTARE/ Marash Kumbulla e mbyll me Romën, huazohet për një sezon

Ndërsa Roma në një njoftim zyrtar deklaroi: “Klubi mund të konfirmojë se Marash Kumbulla i është bashkuar Espanyol-it në formë huazimi për sezonin 2024-2025. Në tre sezone me Romën, mbrojtësi shqiptar bëri 68 paraqitje dhe shënoi katër gola. Suksese, Marash!”

ZYRTARE/ Marash Kumbulla e mbyll me Romën, huazohet për një sezon

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka falenderuar klubin e Romës në një postim në InstaStory.

Poll

MOS HUMB