Qytetërim

Ylli Manjani u përgjigjet kritikave: Nuk na plas fare, bëmë qejf me muzikë greke

Ai theksoi se nuk shqetësohet aspak për komentet dhe se qejfi qëndron mbi gjithçka tjetër.

M.M
Ylli Manjani u përgjigjet kritikave: Nuk na plas fare, bëmë qejf
Ylli Manjani duke kërcyer mbi karrige

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i është përgjigjur kritikave për videon ku ai shfaqet duke kërcyer mbi karrige në një koncert të këngëtarit grek, Konstandinos Argiros. Në një postim në rrjetet sociale, ai ironizoi këto lajme duke i quajtur "gallatë të paparë".

Në të njëjtin postim, ish-ministri ndau edhe një video tjetër nga koncerti, shoqëruar më një mesazh për komentuesit që sipas tij, flasin si në mbledhjet e frontit demokratik të Partisë së Punës. Ai theksoi se nuk shqetësohet aspak për komentet dhe se qejfi qëndron mbi gjithçka tjetër.

Ylli Manjani u përgjigjet kritikave: Nuk na plas fare, bëmë qejf
Postimi i tij në Facebook

 

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Disa media dhe portale kanë bërë lajm sot me mua, që isha për kokërr të qejfit në koncertin e Argjiros në Palasë. Gallatë e paparë me thënë të drejtën kur qejfi të bëhet lajm. ???????????? Po ndaj një video më të mirë këtu edhe për shokët e shoqet që komentojnë si në mbledhjet e frontit demokratik të partisë së punës.

Ej, nuk na plas fare kur bëjmë qejf. Apo ç'qejf që bëhet me muzikë greke ore. Opa!

Dhe nuk ishim në majë tavolinave po në karrike. Se në tavolinë hamë ore. Hajde gëzuar e fundverë të mbarë”

Për të përfunduar, ish-ministri vuri në dukje se ai nuk kërcente mbi tavolinë, por vetëm mbi karrige./ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB