Qytetërim

"Friends" thyejnë heshtjen për vdekjen e Matthew Perry-t: Jemi pikëlluar!

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow thanë se largimi i parakohshëm nga jeta i Perry-t ishte një "humbje e paimagjinueshme".

k.m.
"Friends" thyejnë heshtjen për vdekjen e Matthew Perry-t:
Kasti i Friends

SHBA- Kasti i 'Friends' ka thyer heshtjen për humbjen e shokut të tyre, Matthew Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare. Në një deklaratë të përbashkët, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow thanë se largimi i parakohshëm nga jeta i Perry-t ishte një "humbje e paimagjinueshme".

"Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë se thjesht shokë, ishim familje. Nuk kemi shumë për të thënë, por tani do marrim një moment për të mbajtur zi dhe për të procesuar humbjen e tij. "Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën."

Për humbjen e tij, foli edhe ish e dashura e tij, Molly Hurwitz, e cila ishte në një lidhje me të nga viti 2018 deri në 2021.

"Do të doja që bota të fliste se sa i talentuar ishte ai. Dhe ai me të vërtetë ishte shumë i talentuar. Edhe pse e doja më shumë se sa mund ta kuptoja ndonjëherë, ai ishte i komplikuar dhe më shkaktoi dhimbje. Askush nuk e ka pasur një ndikim më i thellë tek unë sesa Matthew Perry. Unë jam shumë mirënjohëse për këtë, për gjithçka që kam mësuar nga marrëdhënia jonë,"- shkroi ajo në Instagram.

Edhe Salma Hayek, e cila luajti me Perry në vitin 1997, "Fools Rush In" foli për të.

“Ekziston një lidhje e veçantë që ndodh kur ndani ëndrrat me dikë dhe së bashku punoni drejt tyre”, shkroi ajo në Instagram, krahas fotove me të ndjerin. Perry humbi jetën të dielën, pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e tij xhakuzi. Por ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes së tij. Dyshimet e para kanë lidhje me varësinë e tij ndaj ilaçve, që kishte nisur t'i konsumonte sërish së fundmi. Në vitin 2016, ai i tha BBC Radio 2 se nuk i kujtohej tre vjet filmime gjatë filmit Friends, për shkak të pijeve dhe drogës. Një tjetër version thotë se aktori pësoi arrest kardiak teksa ishte në xhakuzi dhe më pas u mbyt. 

Tani, mbetet që "verdiktin" final pë vdekjen e tij, ta japë analiza e toksikologjisë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB