Qytetërim

WhatsApp rikthen “View once”

Sipas një raporti, kompania po mundëson këtë opsion për Windows, macOS dhe pajisje të lidhura si iPad.

E.K
WhatsApp rikthen “View once”
Foto ilustruese

SHBA- WhatsAPP po rikthen për përdoruesit në web veçorinë “View once” për foto dhe video, një funksion i cili u largua një vit më parë për arsye sigurie pasi thuhej se shkelte rregullat e privatësisë. Sipas një raporti, kompania po mundëson këtë opsion për Windows, macOS dhe pajisje të lidhura si iPad.

Përdoruesit e WhatsApp mund të dërgojnë foto dhe video që mund të shikohen vetëm një herë para se të zhduken nga biseda, por veçoria është e disponueshme vetëm për përdoruesit e Android dhe iOS.

Ndërkohë kompania ka paralajmëruar disa ndryshime dhe risi të reja që priten tu shërbejnë përdoruesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB