Qytetërim

Vigjilie e Botërorit 2026! Kombëtarja drejt "ëndrrës amerikane", të shtunën nis zyrtarisht misioni kuqezi për sfidat e "Play-Off"

Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare, ka një shanc më afër se kurrë, për t'u kualifikuar dhe për të përjetuar emocionet e një Botërori.

zh.ll
Vigjilie e Botërorit 2026! Kombëtarja drejt "ëndrrës
foto ilustrim: kupa e botes-kombetarja kuqezi

TIRANË- Numërimi mbrapsht drejt Kupës së Botës 2026 ka nisur, me shtetet organizatore që janë gati për të pritur turneun më të madh në histori. Tashmë kanë mbetur më pak se 100 ditë nga fillimi i kompeticionit, i cili për herë të parë luhet me 48 skuadra. 

Këtë herë, ky kompeticion për shqiptarët, vjen ndryshe. Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare, ka një shanc më afër se kurrë, për t'u kualifikuar dhe për të përjetuar emocionet e një Botërori.

Pas fazës së grupeve, Shqipëria është afruar një hap më shumë në rrugëtimin e saj. 'Play-Off'-i mbetet faza e fundit për të kaluar. 

Misioni historik i kombëtares së Shqipërisë për të siguruar për herë të parë një biletë për në finalet e një Kupe Bote nis zyrtarisht paraditen e së shtunës, 21 mars. 

Të shtunën, në orën 10:00, tekniku kuqezi Sylvinho do të dalë përpara mediave për të shpjeguar zgjedhjet dhe pritshmëritë e tij, për ta na njohur me listën e futbollistëve të ftuar për fazën e 'play-offi'-it. Sipas programit të përcaktuar, në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Marsi është një muaj i gjatë emocionesh për kuqezinjë, pasi kombëtarja do të zhvillojë sfidat me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror. 

Tashmë, të vendosur në fazën e play-off, Shqipëria do të zbresë në fushë më 27 mars. 

Por, si e gjen kjo vigjilje 'play-off'-i Kombëtaren tonë? 

Tekniku Sylvinho nuk do ta ketë aspak të lehtë, për shkak të dëmtimeve dhe formës jo shumë të mirë që po kalojnë disa prej lojtarëve më të rëndësishëm. Pas mungesës së Manaj dhe Dakut si dhe rikthimit të vonë në fushë të Brojës pas dëmtimi, Sylvinho duhet të gjej patjetër një zgjidhje në repartin ofensiv.

Menjëherë pasi të prezantohet lista e futbollistëe që do të grumbullohem, Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë zyrtarisht përgatitjet me seancën e parë, ditën e hënë.

Duke nisur nga e diela, disa prej lojtarëve mund të zbresin më parë në fushën stërvitore. Megjithatë, gjithçka do të varet nga impenjimi me skuadrat e klubeve në fundjavën e ligave europiane, por edhe me oraret e fluturimeve nga vendet ku luajnë drejt Shqipërisë.

Kombëtarja do të vijojë përgatitje në "Shtëpine e futbollit" përpara se të udhëtojë drejt Varshavës për të zhvilluar një takim me historinë, më 26 mars. 

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë në Varshavë. Emocionet e Varshavë do të pësojnë ato të 31 marsit, ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit (finale play-off) ose humbësit (miqësore) të çiftit Ukrainë - Suedi.

Botërori 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB