Qytetërim

Videoja prekëse e koalës që qan për 'shoqen' e vdekur

Në video shfaqet një koalë mashkull duke vajtuar për shokun e tij të vdekur.

k.m.
Videoja prekëse e koalës që qan për 'shoqen' e
Koala

AUSTRALI- Një video e nxjerrë nga New York Post i ka mallëngjyer të gjithë. Shërbimi Australian i Shpëtimit të koalave, ka ndarë në faqen e Facebook, pamjet e një koale mashkull të rritur, i cili përqafonte trupin e një koale femër të vdekur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by New York Post (@nypost)

Koala Rescue Inc pretendon se sjellja nuk ishte dëshmuar kurrë më parë dhe kjo jepte një pasqyrë të natyrës së vërtetë të kafshëve. Numri i koalave po shënon një rënie serioze si pasojë e shkatërrimit të habitatit, sulmeve të kafshëve shtëpiake dhe aksidenteve rrugore.

Që nga viti 2023, popullsia e koalës vlerësohet në një maksimum prej 63,665 indicidësh. Hulumtimi i kryer nga Fondi Botëror për Natyrën-Australi zbuloi se popullsia e koalës u ul me 71 për qind pas zjarreve 2019-2020 në gjashtë vende në të gjithë bregun verior të Australisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB