Qytetërim

VIDEO/ Plas grushti, tifozët e Anglisë provokojnë gjermanët pas eliminimit

Videoja e siguruar nga "Dailymail" tregon sesi tifozët e Anglisë tallnin tifozët gjermanë dhe shumë shpejt nisën që të "fluturonin" grushtat.

k.m.
VIDEO/ Plas grushti, tifozët e Anglisë provokojnë gjermanët
Sherri në Gjermani

GJERMANI- Sherr mes tifozëve në Gjermani! Përplasja ka ndodhur mes tifozëve të Anglisë dhe Gjermanisë, pasi këta të fundit u eliminuan nga "Euro2024". Videoja e siguruar nga "Dailymail" tregon sesi tifozët e Anglisë tallnin tifozët gjermanë dhe shumë shpejt nisën që të "fluturonin" grushtat.

Një dëshmitar tha: Tifozët e Anglisë po talleshin me gjermanët për humbjen e tyre nga Spanja dhe më pas ata filluan të këndonin këngë si 'a keni parë ndonjëherë gjermanët të fitojnë një luftë?

Ishin rreth 20 anglezë që u përfshinë në përballjen me një grup gjermanësh dhe menjëherë u kërkua ndërhyrja e Policisë. Vala e parë e sherrit mbaroi shpejt, por tifozët anglezë u përpoqën të ndezin sërish përplasjen duke kënduar 'La Viva Espanol'.

Policia dërgoi oficerë të tjerë për të patrulluar dhe për të mbajtur larg tifozët rivalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB