Qytetërim

VIDEO-Mariah Carey lë Stevie Wonder me mikrofon në dorë

Mariah Carey kishte bërë disa hapa përpara, duke rezultuar në një moment për të vështirë për Wonder duke pritur dhe "kërkuar" për këngëtaren.

f.t
VIDEO-Mariah Carey lë Stevie Wonder me mikrofon në dorë
Mariah Carey

SHBA- Mund të kenë kaluar disa ditë që nga çmimet 'Grammy', por në rrjetin social 'Twitter' fansat vazhdojnë të publikojnë momente virale nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në një prej tyre janë protagonist Stevie Wonder dhe Mariah Carey në Recording Academy Honors.

Në eventin, i cili mbahet gjithmonë gjatë javës së çmimeve Grammy, këngëtari legjendar 73-vjeçar u ngjit në skenë për të nderuar kolegen e tij 54-vjeçare me çmimin “Global Impact Award”. Por kur Carey doli në skenë për të marrë çmimin e saj, Stevie Wonder, i verbër nga lindja, shkoi për t'i dhënë asaj një mikrofon. 

Megjithatë, në kohën kur ai i zgjati dorën asaj, Mariah Carey kishte bërë disa hapa përpara, duke rezultuar në një moment për të vështirë për Wonder duke pritur dhe "kërkuar" për këngëtaren, moment i cili është bërë viral në rrjetet sociale, ku nuk mungonin dhe kritikat ndaj qëndrimit të Mariah Carey.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB