
Momenti kur ul kokën
TIRANË- Elseid Hysaj me sa duket ka nervozuar tifozët kuqezi gjatë ndeshjes me Italinë, në Dortmund të Gjermanisë. Kështu në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se Hysaj ka ulur kokën në momentin që Barella ka gjuajtur topin. Ky veprim sipas tifozëve, ka bërë që topi të shkojë në rrjetë dhe Shqipëria të pësonte golin e dytë.
Ndeshja Shqipëri-Itali u mbyll me rezultatin 2 me 1 për Italinë. Shqipëria ishte ajo që shënoi e para, madje në sekondat e para të ndeshjes, me një gol të Nedim Bajramit, i cili hyri dhe në historinë e Kampionatit Europian duke shënuar golin më të shpejtë në histori./ZËRI
Poll