
TIRANË- Mbrëmjen e djeshmë është mbajtur festa post Big Brother, ku kanë qenë të pranishëm një pjesë e mirë e banorëve të këtij edicioni. Ajo që ka rënë në sy është se gjatë festës kanë munguar vëllezërit Veshaj.
Për shkak të mungesës së Romeos, Heidi Baci është shfaqur e vetme në festë, edhe pse pranë saj kanë qëndruar disa prej ish-banorëve të këtij edicioni. Renditja në vendin e tretë duket se ka lënë të pakënaqur Romeon, i cili po merr kohë për të pranuar atë që ndodhi gjatë rrugëtimit të tij në këtë spektakël.

Gjatë festës Heidi dhe Juli janë parë shumë të afërt gjatë mbrëmjes, duke lënë të nënkuptuar se miqësia e tyre e nisur brenda shtëpisë do të vijojë edhe jashtë.
Në skenë performuan fituesi i edicionit të dytë, artisti Luiz Ejlli, Bardhi dhe Fifi.
/ZËRI