Qytetërim

Arti në zi! 'Shuhet' Charlie Chaplin shqiptar, aktori i madh i humorit Zef Deda

Në nisjen e karrierës së tij si aktor u vendos pranë teatrit "Migjeni", ku edhe punoi për më shumë se 40 vite duke lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe në komedinë shqiptare. 

k.m.
Arti në zi! 'Shuhet' Charlie Chaplin shqiptar, aktori i madh i
Zef Deda

TIRANË- Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë aktori i madh i humorit Zef Deda, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Artisti i madh i humorit, Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Në nisjen e karrierës së tij si aktor u vendos pranë teatrit "Migjeni", ku edhe punoi për më shumë se 40 vite duke lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe në komedinë shqiptare. 

Zef Deda filloi shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Por kjo sëmundje i ndryshoi rrjedhën e jetës, duke e kthyer në një ikonë të artit shkodran. Ai numëron dhjetra role, por më të paharrueshmet për publikun janë: Kunati i shokut Xhemal; Kola i dritave; Charlie Chaplin (imitim); Kusheriri nga Amerika; Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije; etj. Por përveç teatrit, pati një paraqitje edhe në filmin "Gjurmë në kaltërsi", e xhiruar në vitin 1981.

Pas një shkëputjeje prej 6 vjetësh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses. Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën, me të cilën solli në jetë 2 djem, Julianin dhe Marion./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB