Qytetërim

VD- Tifozët hedhin tymuese dhe përplasen me sigurinë në stërvitjen e Kombëtares: Ku janë biletat?

Grupi i tifozëve “Illyrian Guard”, kanë protestuar duke hedhur tymuese të shumta në ulëset e kampit stërvitor nga ku po ndiqnin kuqezinjtë.

f.t
VD- Tifozët hedhin tymuese dhe përplasen me sigurinë në
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Stërvitja e sotme e kombëtares shqiptare të futbollit në kuadër të 2 ndeshjeve miqësore që do të zhvillojnë me Kilin dhe Suedinë është zhvilluar mes tensionesh. Grupi i tifozëve “Illyrian Guard”, kanë protestuar duke hedhur tymuese të shumta në ulëset e kampit stërvitor nga ku po ndiqnin kuqezinjtë.

Mësohet se tifozët janë zhgënjyer për shkak të numrit të ulët të biletave për të ndjekur kombëtaren në ndeshjet që do të zhvillojë në Gjermani në kuadër të kompeticionit “Euro 2024”.

“Ku janë biletat tona?”, shkruhej në një prej banderolave të shpalosura.


Ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet kundër Kilit të premten në Parma (19:00) dhe tjetra kundër Suedisë në Stockholm më 25 mars në orën 21:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB