
SUEDI- Gjatë performancës së këngës fituese të Eurovision, një incident ka ndodhur me përfaqësuesin e Zvicrës, Nemo, i cili theu trofeun në skenë.
Këngëtari ishte në fund të performancës, kur trofeu i qelqtë u përplas në skenë dhe më pas u thye.
Graham saying “dont break the trophy” followed by the clink of Eurovision 2024 winner Nemo smashing the trophy is iconic #Eurovision pic.twitter.com/DgH9ziJmsH
— Louie Rowe (@louierowe_) May 11, 2024
Por edhe për këtë këngëtari zvicerian e kishte një koment.
“Kam arritur sukses dhe kam thyer ‘kodin’ (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim në event, ndërkohë që Eurovizioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovizioni ka nevojë për… riparime herë pas here”, është shprehur ai.
Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Ai i referohet asaj si një “hapësirë e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij”.
“Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, tha Nemo.
/ZËRI