
TIRANË- Janë ndarë apo jo Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku? Ky ka qenë një prej lajmeve më të komentuara të ditëve të fundit në median rozë. Të gjitha veprimet e tyre flasin për një krizë, e madje ka pasur raportime se vetë Xhensila ka nisur procedurat për divorcing.
Këngëtarja ka mbajtur koncertin e parë pas lajmeve të ndarjes, ku është shfaqur me një veshje mjaft provokuese.
Ndryshe nga çfarë prisnin fansat, ajo është shfaqur në super formë dhe ka mbajtur një koncert të flaktë.
Pak ditë më parë Xhensila bëri një reagim ndaj akuzave të reperit shqiptar se ajo ka tradhtuar Bes Kallakun. Këngëtarja u tregua e ashpër në reagimin e saj ku gjithashtu pranoi se është në një moment delikat në marrëdhënien e tyre.
Zëra për ndarje mes ccifti qarkulluan edhe përpara lindjes së djalit në fund të vitit të kaluar.