
Tifozi shqiptar ne fushe ne ndeshjen me Spanjen
GJERMANI- Një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës në minutat e fundit të pjesës së dytë në ndeshjen me Spanjën, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Dyseldorf.
Ai u ndoq për disa çaste nga punonjësit e sigurisë derisa u nxor jashtë prej tyre.
Tifozi mbante flamurin e Shqipërisë dhe një plis në kokë.
Pamjet nuk u transmetuan në TV për shkak të rregullave të UEFA-s, por tashmë qarkullojnë foto të tij.
Ndërkohë që përpara se të kapej nga rojet e sigurisë, tifozi shqiptar iu drejtua pankinës së kombëtares kuqezi, siç shihet dhe në videon e mëposhtme.
@jusufkerciku1 Shqipri-Spain #tifozetshqiptar #düsseldorf #germany #uefa2024 #fshf #albania #video #viral #fyb ♬ original sound - jusufkerciku
Poll