
Arkimed Lushaj
TIRANË-Shkeljet e ligjit për reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi nuk kanë fund. Këtë herë reperi ka kryer një kundërvajtje rrugore. Në videon e publikuar ai shihet teksa nget makinën luksoze në kahun e kundërt të trafikut, teksa shmang dhjetëra mjete të tjera që janë bllokuar.
Edhe pse në kundërvajtje Stresi i bën shenjë me drita shoferëve që i vijnë përballë që t’i hapin rrugën, duke rrezikuar jetën e tyre, pasi mund të përplasej. Vepsimin e bërë reperi e sqaron si shmangje të rradhës së makinave, duke shkruar krahas videos: Me mua nuk ekziston trafiku.
Në lidhje me veprimin e reperit Policia nuk ka ende asnjë reagim./ZËRI
Poll