
TIRANË- Kiara dhe Luizi kanë vendosur që të mos e mbajnë vetëm për vete gëzimin e madh të sjelljes në jetë të vajzës së tyre. Pas publikimit të lajmit për lindjen e Lunës, vetë Kiara ka postuar sot pamje nga ambientet e spitalit, që duket se është shndërruar në një dyqan lulesh, me aq shumë buqeta që kanë ardhur për moderatoren.
Kiara gjithashtu ka postuar edhe foton e Luizit teksa mban në krahë vajzën e tyre, ndërsa sot ata kanë premtuar që të japin edhe një mesazhin falenderimi me video për fansat e tyre. Kiara ka qenë e kujdesshme që të shpërndajë edhe urimin e bërë live, në spektaklin e djeshëm të Big Brother, nga ana e moderatorit Ledion Liço.
Gjatë ditës së djeshme një pjesë e mirë e personazheve publikë në Shqipëri, iu bashkuan urimeve për ardhjen në jetë të vajzës së Luizit dhe Kiarës, ndërsa postimi ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.
/ZËRI