
TURQI- Teksa ndodhet në pushime në Turqi, së bashku me nënën, Kiarën dhe vajzën, të sponsorizuara nga një prej agjensive të udhëtimeve, Luiz Ejlli duket se ka sulmuar Top Channel, vetëm pak muaj pasi nuk është më nën menaxhimin e tyre. Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Luizi thotë se udhëtimi që Top Channel iu kishte premtuar atij dhe Kiarës, për në Maldive gjatë kohës që ishin në Big Brother, nuk u bë kurrë. E tashmë ai e ka zgjidhjen… do të shkojë përmes reklamave.
“Për ju që kishit merak, a do flejë mami Anxhi me ju, nëna është në dhomë më vete si zonjë. O nënë si do rrish te gjithë kjo dhomë vetëm, mendoni se është Nora e Globusit si ata që rrejnë lartë e poshtë, edhe Malvidet do i kesh prej meje tha Nora, se nuk i bëmë ne, se di pse ata qofshin”, shprehet Luizi në video.
Luizi ka qenë nën menaxhimin e Top Channel deri në muajin Maj të këtij viti, dhe tashmë qoftë prodhimet muzikore, qoftë koncertet e tij, nuk janë nën mbikqyrjen e televizionit, nga i cili arriti popullaritetin maksimal./ZËRI