Qytetërim

Vanesa Hudges për ndarjen nga Austin Butler: I jam 'mirënjohëse'! Më çoi në një vend të veçantë

Më pas ajo shpjegoi se si përfundimi i marrëdhënies së saj me aktorin e çoi në krah të bashkëshortit të saj, Cole Tucker, të cilin e takoi rastësisht gjatë një takimi në Zoom në vitin 2020.

a.l
Vanesa Hudges për ndarjen nga Austin Butler: I jam
Vanesa Hudges dhe Austin Butler

SHBA- Aktorja e njohur, Vanessa Hudgens ka folur si rrallë herë për ndarjen nga Ausin Butler. Në një intervistë të fundit, ajo është shprehur se është mirënjohëse që u nda prej tij dhe se nuk është penduar për këtë vendim, edhe pse romanca e tyre zgjati me vite. 

“Ndjehem sikur shumë nga karakteri im është ndërtuar nga ndarjet e mia. Ndarja ime e fundit më kishte katapultuar në një vend shumë, shumë të veçantë”, tha ai.

Më pas ajo shpjegoi se si përfundimi i marrëdhënies së saj me aktorin e çoi në krah të bashkëshortit të saj, Cole Tucker, të cilin e takoi rastësisht gjatë një takimi në Zoom në vitin 2020.

"Ai më shtyu te personi i duhur dhe unë jam shumë mirënjohëse ”, tha ajo për bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në dhjetor të vitit të kaluar.

"Ai është personi më mbështetës, më i sinqertë dhe më kuptues që kam takuar ndonjëherë," shpjegoi ajo. Aktorja shtoi se ndarja e saj nga Austin Butler e bëri atë të rivlerësojë qasjen e saj ndaj marrëdhënieve njerëzore./ZËRI

Poll

MOS HUMB