Qytetërim

Valencia bën çudinë, ndryshon "skenarin" e La Ligës

Golin e parë e shënoi Diakabija me kokë pas një goditjeje këndi.

Redaksia Zëri
Valencia bën çudinë, ndryshon "skenarin" e La
FOTO ILUSTRUESE

MADRID-Ajo që bëri mesditën e së shtunës Valencia në "Santiago Bernabeu" përballë Realit të Madridit, nuk ndodhte që nga viti 2008. 17 vjet më parë ishte fitorja e fundit e portokallinjve valencianë përballë mbretërorëve në shtëpinë e tyre. Asokohe Valencia nuk ishte "kundërshtarja e lehtë" e viteve të fundit në presidencën e Limit, që këtë vit, më shumë se kurrë e më seriozisht se kurrë, rrezikon rënien nga kategoria. Për Valencian 17 vjet më parë luanin emra si David Vija dhe Arzimendi në sulm, i pari që shënoi dygolësh në fitoren 2-3 dhe i dyti një tjetër gol. Valencia asokohe, që drejtohej nga Ronald Kumani, kishte emra si Hildebrandi në portë, Marçena, Albelda, Migeli në mbrojtje, në mesfushë tru dhe muskuj: Banega, Maduro, David Silva, Huan Mata, Hoakin, Baraha. Zëvendësues të gatshëm në sulm kishte edhe ish-madrilenin Morrientes.

Heroi i ndeshjes së sotme ishte portieri gjeorgjian i skuadrës, Mamardshvili, që përveçse një penalltie të Vinisiusit, ndaloi disa herë sulmet e përsëritura të lojtarit më kërkues të madrilenëve, Mbapesë.

Golin e parë e shënoi Diakabija me kokë pas një goditjeje këndi. Një goditje këndi solli edhe barazimin në fillim të pjesës së dytë për madrilenët, me gol të Vinisjusit. Vetëm goli i lojtarit të ardhur nga stoli, Hugo Duro. Goli erdhi pas një aksioni që përfshiu në minutën e nëntëdhjetë Pepelunë në mesfushë, Diego Lopezin dhe Rafa Mirin në krahun e djathtë, asisti i të cilit gjeti Hugo Duron në pozicion shënues, 1-2.

Valët pasuese të kësaj ndeshjeje kanë peshë në të gjithë peizazhin e kampionatit spanjoll: në kreun e klasifikimit Barcelonës iu bë një "dhuratë e artë", katalanët po ndjejnë aromë titulli dhe një njësi mbështetjeje më shumë për Evropën; në garën për mbijetesë Valencia mori në trepikësh shprese për frymëmarrje dhe guxim për ta provuar deri në fund qëndrimin në Ligë të parë.

Reali mbetet edhe më pas se sa Barcelona kryesuese dhe i shton presionin dhe vështirësinë vetes. Valencia ngjitet në vendin e pesëmbëdhjetë, një ndeshje më shumë dhe 7 pikë mbi vendin e tetëmbëdhjetë, që bie nga kategoria direkt.

Karlos Korberani, trajneri i Valencias, me këtë fitore "historike", rreshton pesë rezultate pozitive në pesë javët e fundit: fitore me Realin e Madridit, Majorkën dhe Valadolidin, barazime me Gironën dhe Osasusën, 11 pikë në 5 javë./ZËRI

Poll

MOS HUMB