
TIRANË-Heidi Baci, një prej ish-banoreve të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ishte mbrëmë pjesë e “After Party-t”, ku u shfaq me syze dielli. Heidi është shprehur se nuk ka qenë shumë aktive për shkak se ka patur një problem me sytë, gjë kjo që u vu re dhe nga paraqitja e saj me syze në festë.
Në një video të postuar në Instagram, Heidi ka ulur dhe syzet për të treguar sytë e saj të skuqur, teksa shprehet se mund të jetë një alergji ose është shkaktuar nga gjendja e stresit.
“Ju falenderoj shumë për suportin, më vjen keq që nuk kam postuar më parë por këto ditë kam pas disa probleme shëndetësore me sytë dhe kjo është arsyeja pse rri me syze. Ja shiheni. Nuk e di është ndonjë alergji apo nga stresi”, thotë ajo.
