
TIRANË- Ndarja e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit, megjithatë marrëdhënia e këngëtares me motrën e aktorit, duket se nuk është ndërprerë. Në një vëzhgim në rrjetet sociale, shohet se Xhensila dhe Ana Kallaku e ndjekin njëra tjetren, pavarësisht se këngëtarja ka fshirë çdo foto me Besin.
Pak javë më parë, motra e Bes Kallakut Anna Kallaku, gjatë një interviste, nuk kaloi pa u pyetur edhe për raportin me Xhensilës. Anna Kallaku foli me shumë respekt dhe konsideratë për kunatën.
“Marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, u shpreh ajo, dhe duket se dy vajzat vijojnë të kenë komunikim pavarësisht krizës mes çiftit.
Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e Besit dhe Xhensilës, vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje.
Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon.
Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se “Instagrami” është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë, ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.