Qytetërim

U diagnostikua me kancer, trajneri holandez: Po jetoj me rrezatim dhe injeksione

Rrëfehet Louis van Gaal.

E.K
U diagnostikua me kancer, trajneri holandez: Po jetoj me rrezatim dhe injeksione
Louis van Gaal

Louis van Gaal shfaqet në një dokumentar për të mbështetur kërkimin e kancerit. Tekniku holandez që njoftoi dy vjet më parë se vuante nga kanceri agresiv i prostatës, bashkëpunoi me drejtorin e "Centro Nacional de Investigaciones Oncológicas" për të krijuar "Gjithmonë Pozitiv", një dokumentar që synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për sëmundjen dhe mbledhin fonde për kërkime të ngjashme.

I pyetur se sa e avancuar është sëmundja e tij, ai tha:

“Gjithmonë jam dukur shumë i ri, prandaj dukem kaq mirë (qesh). Nëna ime po vdiste dhe deri në momentin e fundit kishte një fytyrë si lule. Askush nuk mund ta shihte që ajo ishte e sëmurë. Edhe une kam te njejtin problem. Ose i njëjti fat... Kam mbi tre vjet që jetoj me sëmundjen, me rrezatim, me injeksione hormonale, me operacione dhe me kateter. Është e pabesueshme, por mund ta përballoj. Unë e kam bërë atë, dhe kam mundur ta bëj dhe madje të punoj gjatë Kupës së Botës së fundit. Madje mendoj se gjatë Botërorit kam dalë edhe më mirë sepse kam pasur një gol. Dhe me procesin e kancerit është njësoj si me procesin e të qenit trajner, po kërkoni një gol. Për mua ishte pozitive të përballesha me të dyja gjërat”.

Rreth asaj se si kanceri ndryshoi këndvështrimin e tij për jetën, ai u shpreh:

“Jo shumë, me të vërtetë. Shiko, unë vij nga një familje me nëntë vëllezër e motra. Unë jam më i riu. Babai im vdiq kur unë isha 11 vjeç. Nëna vdiq kur ishte 53. Nga ana tjetër, gruaja ime e parë vdiq kur unë isha 39 vjeç. Jam mësuar me vdekjen. Prandaj e di që vdekja është pjesë e jetës dhe mund ta përballosh. Kur dëgjova për herë të parë se kisha kancer, thashë: "Mirë, ky nuk është një lajm i mirë, por më mirë të përpiqem të bëj diçka për të." Secili person mund të reagojë në mënyra të ndryshme. Prandaj them: “Bëhu vetvetja”.

Për mënyrën se si u ndje pasi e tha publikisht ai u shpreh:

“Për mua ishte shumë mirë, sepse në këtë mënyrë i kam informuar edhe lojtarët e mi se çfarë po ndodh. Deri në atë moment ata nuk e dinin”.

Për atë se si ishte të ishe në trajtim dhe trajner i Holandës në një Kupë Botërore, Gaal tha:

“Unë nuk mendoj se kjo luan një rol në marrëdhënien tuaj me lojtarët. Kur mund ta fshehësh, është më mirë. Por ishte vërtet ky gazetar që më bindi të dilja. Po me të vërtetë. Pastaj takimi i radhës me lojtarët e mi ishte paksa i veçantë”.

Nër të tjera ai tregon dhe bisedën me lojtarët:

"Ata folën më shumë se unë. Dhe, ju e dini, si trajner i ekipit kombëtar, ju shihni njerëz një herë në muaj ose çdo gjashtë javë. Pasi e morën vesh, mendoj se lojtarët e mi më respektuan më shumë se kurrë. Mendoj se ishte mirë që skuadra të merrte këtë informacion”./ZËRI

Poll

MOS HUMB