
PARIS- U deshën vetëm 19 minuta për të gjetur një blerës në ankandiN që u zhvillua të martë për apartamentin luksoz të stilistit të ndjerë gjerman Karl Lagerfeld në Paris, me ofertën për 10 milionë euro. Siç raportojnë mediat e huaja, apartamenti prej 260 metrash katrorë me pamje nga Sena arriti pothuajse dyfishin e çmimit bazë të vlerësuar prej 5,3 milionë euro.
Edhe pse ndërtesa daton në vitin 1694, stili i brendshëm i apartamentit të katit të tretë i detyrohet pak traditës, duke u mbajtur pothuajse tërësisht në të bardhë. Salla e ndenjes ka një sipërfaqe 120 m2 dhe është e mbuluar me rafte librash të mëdhenj.
Dyert rrëshqitëse prej xhami ndajnë zonën e ndenjes me pamje nga Seine, Muzeu i Luvrit dhe Kopshtet Tuileries nga dhoma e gjumit. Një banjo me një vaskë të madhe të bardhë, një kuzhinë inox dhe një dhomë prej 50 metrash katrorë kompletojnë apartamentin.



Sipas zyrës së noterit të Lagerfeld, stilisti ikonë, i cili vdiq në vitin 2019, kaloi vitet e fundit të jetës së tij në këtë apartament luksoz./ZËRI