
TIRANË- Mbrëmja e sotme në 'Big Brother Vip' është shoqëruar me debate të forta. Një përplasje ka ndodhur edhe mes vajzave, Ledjona dhe Ilnisa të cilat nuk i kanë kursyer as ofendimet dhe gjykimet personale. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa i drejtohet Ledjonës se nuk ndjen asnjë lloj konkurrence me të në lojë e madje as nuk e llogarit në shtëpi, ndërsa kjo e fundit i tha se nuk ka argument dhe as fytyrë për të folur për të.
Pjesë nga debati:
Ledjona: Ec tani se të kanë parë ty dhe mua.
Ilnisa: S'kam koment.
Ledjona: Patjetër që nuk ke koment, se s'ke fytyrë.
Ilnisa: S'kam koment se vaj medet të të ktheja ty përgjigje. Kuptoje që unë nuk të llogaris fare ty në këtë lojë. është turp për bisedat e ulta që ke dhe sesi qasesh. Fishkëllimën dhe dorën mos ma trego mua.