
LIVERPOOL – Tifozët e Liverpool-it po shqetëson, në lidhje me atë që po ndodh te të kuqtë. Përpos deklaratës së trajnerit Jurgen Klopp se do të ikë në në fund të sezonit, duket se “tremb” edhe çfarë ka thënë së fundmi për mediat, mbrojtësi kyç i ekipit, holandezi Van Dijk.
Van Dijk, që ka një kontratë me Liverpool deri në vitin 2025, la të hapur mundësinë që të largohet nga skuadra gjatë muajve të verës. “Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Klubi ka një detyrë të madhe për të bërë. Do të ketë trajner të ri, staf të ri, një menaxhment, që duhet të zëvendësohet. Edhe unë vetë jam kurioz se çfarë do ndodhë me Liverpoolin. Është e qartë se jemi në fund të epokës së Jurgen Klopp dhe nuk dimë çfarë ndodh më tej. Jam krenar që kam qenë pjesë e skuadrës së Klopp. Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit. Në fund të sezonit, ndoshta është e qartë më tepër edhe për vetë skuadrën, se çfarë dëshiron më së tepërmi”, tha mbrojtësi Van Dijk.
Ndërkaq, trajneri Jurgen Klopp ka deklaruar se gjatë verës, do të largohet nga ekipi i Liverpool. Ai tha se ndihet i lodhur dhe se ndoshta skuadra ka nevojë për freski në menaxhim./ZËRI/