Qytetërim

Trajneri slloven: Është traditë shqiptare, fillojnë fort e më pas u mbaron benzina

Ai tha se është traditë shqiptare që e nisin lojën fort në fillim, por më pas sipas tij, lojtarëve u “mbaron benzina”.

E.K
Trajneri slloven: Është traditë shqiptare, fillojnë fort e
Primoz Gliha

TIRANË- Ish-trajneri i Kosovës, slloveni Primoz Gliha, ka komentuar këtë të enjte ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila u mbyll me rezultatin 2 me 2, pas një goli të Klaus Gjasulës në minutat e fundit. Gjëtë intervistës së tij në “24 Sata”, ai nuk kurseu kritikat për lojtarët kroatë, por as ironitë për kuqezinjtë. Ai tha se është traditë shqiptare që e nisin lojën fort në fillim, por më pas sipas tij, lojtarëve u “mbaron benzina”.

“Është traditë shqiptare, fillojnë fort e më pas u mbaron benzina, por është interesant se në fund ‘u ngritën nga të vdekurit’, ndërsa si u duk Kroacia në fund, ky është një problem i madh psikologjik. Trajnerët dikur thoshin ‘kurrë mos shiko tabelën e rezultateve’, thjesht përqendrohu te loja dhe mendo sikur ndeshja zgjat edhe 100 minuta që të mund të durosh. Atëherë kur shqetësohesh për kohën dhe jo për lojën tënde, nuk je 100 për qind i sigurt për veten”, tha ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB