PARIS- LOS ANGELES- Ylli i Hollivudit, Tom Cruise u paraqit në stadiumin e Parisit nën melodinë e këngës “Mission Impossible”. Ai bëri një hyrje “spektakolare” në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike. Më pas aktori takoi atletët që ishin prezentë në ceremoni. Cruise iu dha flamuri olimpik nga kryebashkiakja e Los Angeles Karen Bass dhe legjenda e gjimnastikës Simone Biles.



Ai më pas e vendosi flamurin në një motor, me të cilin “udhëtoi” në Paris, hipi në një avion dhe u hodh me parashutë në Los Anxheles, duke dorëzuar simbolikisht flamurin olimpik në qytetin që do të presë edicionin e ardhshëm të lojërave në vitin 2028. /ZËRI